Bota

Zelensky: Sulmi në Kharkiv, përpjekje për të penguar paqen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dënuar ashpër një sulm “demonstrativ dhe cinik” të ushtrisë ruse mbi një pallat banimi në Kharkiv gjatë natës, duke theksuar se Moska po përpiqet të minojë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

Në një reagim në platformën X, Zelensky tha se Rusia është e vetëdijshme se sot në Washington po zhvillohet një takim i rëndësishëm për paqen, ndërsa në mëngjes ka sulmuar rajonet e Kharkiv, Zaporizhzhia, Sumy dhe Odesa.

“Makineria e luftës ruse vazhdon të shkatërrojë jetë pavarësisht gjithçkaje. Putin kryen vrasje demonstrative për të mbajtur presion mbi Ukrainën dhe Evropën, si dhe për të poshtëruar përpjekjet diplomatike,” shkroi presidenti ukrainas.

Ai kërkoi mbështetje të vazhdueshme nga aleatët ndërkombëtarë, duke theksuar se vetëm garancitë e besueshme të sigurisë mund t’i japin fund agresionit rus.
“Për këtë arsye po kërkojmë ndihmë për t’i vënë një fund vrasjeve. Për këtë arsye Rusia nuk duhet të shpërblehet për pjesëmarrjen e saj në këtë luftë,” përfundoi Zelensky.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button