Bota

Zelensky njofton takim me Trump në Uashington pas samitit të Alaskës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se të hënën do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Uashington D.C.

Në një përditësim në Telegram, Zelensky tha se ishte “mirënjohës për ftesën” dhe theksoi se Ukraina mbetet e gatshme të punojë me përpjekje maksimale për arritjen e paqes.

Ai nënvizoi se paraprakisht kishte zhvilluar një bisedë të gjatë dhe thelbësore me Trump, ndërsa më pas do të informojë udhëheqësit evropianë mbi rezultatet e samitit të Alaskës.

“Presidenti Trump informoi për takimin e tij me udhëheqësin rus dhe pikat kryesore të diskutimit të tyre. Është e rëndësishme që forca e Amerikës të ketë ndikim në zhvillimin e situatës”, deklaroi Zelensky.

Ai shtoi se takimi i së hënës me Trump do të fokusohet tek detajet për përfundimin e luftës dhe ndaljen e vrasjeve në Ukrainë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button