Bota
SHBA ndryshon procedurat për rinovimin e vizave në Shqipëri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar ndryshime në procedurat për rinovimin e vizave. Sipas një postimi në rrjetet sociale, duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat e tipit B1/B2, që janë ende të vlefshme ose kanë skaduar prej më pak se 12 muajsh, do të mund të rinovohen me postë.
Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të veçanta të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet domosdoshmërisht një intervistë.
Ambasada u bën thirrje aplikuesve të kontrollojnë faqet zyrtare al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion të detajuar mbi kërkesat, procedurat dhe statusin e shërbimeve të ambasadës.