Kosova
Ende nuk është hapur aplikimi për subvencionet e teksteve shkollore

Me afrimin e 1 shtatorit, që shënon nisjen e vitit të ri shkollor 2025-2026, shumë prindër janë në pritje të hapjes së aplikimeve për subvencionet e teksteve shkollore.
Ministria e Arsimit ende nuk ka bërë të ditur datën e fillimit të aplikimit, ndonëse prindërit tashmë kanë nisur përgatitjet për blerjen e librave dhe materialeve për fëmijët e tyre.
Telegrafi ka dërguar pyetje zyrtare në Ministri për sqarime mbi këtë çështje, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk është marrë një përgjigje.
Vitin e kaluar, subvencionimi për nxënësit e klasave 1-5 ishte 80 euro, ndërsa për klasat 6-9 arrinte në 110 euro. Në të kaluarën, librat janë shpërndarë direkt përmes shkollave.