Policia e Kosovës sekuestron arsenal armësh në Klinë dhe Prishtinë, arreston tre persona

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të koordinuar me Prokurorinë në Pejë më 13 gusht, gjatë të cilit ka kontrolluar tri lokacione në Klinë dhe një në Prishtinë. Si rezultat, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Gjatë kontrollit, si dëshmi materiale janë sekuestruar:
Një armë e gjatë snajper,
Dy karikatorë me 40 fishekë,
Katër pistoleta me karikatorë dhe gjithsej 78 fishekë,
Një pushkë ajrore me 5 fishekë,
14 fishekë të pistoletës me gas,
Një pushkë gjuetie,
Një automatik AK-47 me dy karikatorë,
Tre telefona mobilë,
Një thikë,
Një shpatë e arteve marciale,
Një jelek antiplumb.
Policia ka njoftuar se disa nga armët dhe pajisjet janë me leje, por janë sekuestruar për verifikim dhe procedura të mëtejshme ligjore.
Nga tre të dyshuarit, njëri është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Në konsultim me prokurorin kompetent, rasti është iniciuar për veprën penale të përmendur dhe hetimet po vazhdojnë.