Kosova
Kryesore
Gjeneral Brigade Sean Flynn viziton Kosovën, takohet me zyrtarë të FSK-së dhe personelin amerikan në Bondsteel

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka mirëpritur gjeneral-brigade Sean Flynn, përfaqësuesin ushtarak të SHBA-së në detyrë në Komitetin Ushtarak të NATO-s.
Sipas ambasadës, gjatë vizitës së tij në Kosovë, gjeneral Brigade Flynn do të njihet më nga afër me zhvillimet në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet SHBA-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ai do të zhvillojë takime edhe me personelin amerikan në Kampin Bondsteel, i cili mbështet misionin e Forcës së NATO-s në Kosovë – KFOR