Kosova

Diplomohen kadetët e rinj doganorë në ceremoninë e 26-vjetorit të Doganës së Kosovës

Në një solemnitet të organizuar në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, u diplomuan gjenerata e re e oficerëve doganorë, në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përgëzoi kadetët për angazhimin dhe arritjet e tyre, duke theksuar rolin kyç të Doganës së Kosovës si institucion i rëndësishëm për shtetin. Ai falënderoi edhe partnerët ndërkombëtarë për ndihmën në ndërtimin e këtij institucioni.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati, e cilësoi diplomimin e kadetëve si një moment krenarie dhe vuri në pah rritjen e të hyrave pa ndryshuar politikat tatimore, si dhe rëndësinë e kthimit të terminaleve doganore dhe Portit të Durrës në pronësi të shtetit, që kanë ndihmuar në lehtësimin e kostove dhe qarkullimit të mallrave.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, shprehu mirënjohje për punonjësit e institucionit për punën e tyre me integritet dhe profesionalizëm.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button