Bota

Kanada: 9 persona në spital nga infeksioni i salmonelës pas konsumimit të fistikëve

Agjencia e Shëndetit Publik të Kanadasë (PHAC) ka konfirmuar një shpërthim të infeksioneve të salmonelës, duke raportuar se 9 persona janë shtruar në spital pasi kanë konsumuar marka të caktuara të fistikëve ose produkte që i përmbajnë ato, përfshirë edhe çokollatat virale të Dubai-t.

Sipas PHAC, gjithsej janë identifikuar 52 raste të lidhura me këtë infeksion, gjë që ka çuar në tërheqjen e disa produkteve me bazë fistikësh nga tregu. Agjencia po vazhdon hetimet për të përcaktuar burimin dhe përhapjen e saktë të bakterit.

Salmonela është një infeksion bakterial që transmetohet përmes ushqimeve të kontaminuara dhe mund të prekë këdo. Të infektuarit mund ta transmetojnë te të tjerët disa ditë deri në javë pas infeksionit, edhe nëse nuk shfaqin simptoma.

Simptomat mund të variojnë nga ethe, të dridhura, nauze, të vjella, dhimbje stomaku deri te dhimbje koke të papritur. Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse dyshojnë për infeksion, të kontaktojnë menjëherë me një mjek.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button