Kosova
Punëtorët e RTK-së pa rroga prej 11 ditësh, kriza financiare vazhdon

Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) po përballen tashmë me mungesë pagash prej 11 ditësh. Buxheti për pagat nuk është siguruar ende, ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka ndarë fonde për këtë qëllim.
Gazetarja e RTK-së, Jehona Zhitia, ka ndarë me publikun mesazhin që ka marrë nga banka, e cila i ka kujtuar pagesën e kredisë dhe rritjen e interesit për shkak të vonesave.
“Dita e 11 pa rrogë, interesi i kredisë po rritet çdo ditë. Banka ma kujtoj me mëngjes. Unë po i vuaj pasojat, por fajtori është dikund tjetër,” ka shkruar ajo në rrjete sociale.
Situata në RTK po rëndohet ndërsa punëtorët presin zgjidhje urgjente për sigurimin e pagave dhe normalizimin e funksionimit të institucionit.