Kosova

Popoviq pranon fajësinë për nxitje urrejtjeje, gjykata e dënon me 6 muaj burg ose 3 mijë euro gjobë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes Igor Popoviq dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Popoviq, ndihmës i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, e ka pranuar fajin pa presion dhe pa frikë, duke rënë dakord për një dënim prej gjashtë muajsh burgim – dënim ky që mund t’i zëvendësohet me një gjobë prej 3 mijë eurosh.

Më 5 gusht, Prokuroria Speciale bëri të ditur se kishte dorëzuar aktakuzën ndaj tij për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”. Sipas njoftimit zyrtar, krahas aktakuzës, në gjykatë është dorëzuar edhe marrëveshja për pranimin e fajësisë nga i pandehuri.

Prokuroria e akuzon Popoviqin se më 18 korrik, gjatë një fjalimi në Hoçë të Madhe të Rahovecit, me dashje ka nxitur urrejtje ndër-etnike. Gjatë atij fjalimi, ai e kishte cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “organizatë terroriste”.

Ai u ndalua po atë ditë në pikëkalimin kufitar në Bërnjak dhe pas 48 orësh ndalim, iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji. Megjithëse vendimi u apelua nga mbrojtja, Gjykata e Apelit e la në fuqi masën më 31 korrik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button