Kosova

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës: 2498 gjoba trafiku dhe 17 persona të arrestuar

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke përfshirë të dhëna për sigurinë në trafik dhe aktivitetet tjera policore.

Gjatë kësaj periudhe, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Megjithatë, janë regjistruar 41 aksidente me të lënduar dhe 95 të tjera me dëme materiale.

Policia ka intensifikuar kontrollet në komunikacion, duke shqiptuar gjithsej 2498 gjoba trafiku brenda një dite, si pjesë e angazhimit për siguri më të madhe në rrugë.

Në aspektin penal, 17 persona janë arrestuar, prej të cilëve 8 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar për vuajtje të dënimit.

Policia apelon te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe ligjin, duke kontribuar për një ambient më të sigurt për të gjithë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button