Kosova

Vala e re e të nxehtit rikthehet – temperaturat kapin deri në 39°C

Kosova pritet të përfshihet nga një valë e re e të nxehtit duke filluar nga dita e premte, ku moti do të jetë kryesisht me diell dhe më i nxehtë.

Sipas “Mendimi për Motin”, të premten parashihet mot i kthjellët me erë të lehtë dhe mesatare nga drejtimi verilindor, me shpejtësi prej 3 deri në 8 metra në sekondë. Temperaturat minimale do të zbresin në 14 deri 17°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten në 32 deri 35°C.

Gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së ardhshme, moti shumë i nxehtë do të vazhdojë, duke shënuar kështu fillimin e një vale të re të të nxehtit. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 35 deri në 36°C, ndërsa në disa zona të izoluara edhe deri në 37 apo 39°C. Temperaturat minimale do të luhaten mes 14 dhe 18°C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me intensitet të lehtë dhe mesatar prej 4 deri në 11 metra në sekondë.

Meteorologët këshillojnë kujdes për shkak të temperaturave të larta dhe rekomandojnë qëndrimin në ambiente të freskëta, sidomos gjatë orëve të pikut të vapës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button