Kosova

Flamur gjigant i UÇK-së shpaloset në Hagë, në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë

Disa mërgimtarë shqiptarë kanë zhvilluar një aksion simbolik të veçantë në Hagë, pikërisht në ditën kur në Prishtinë do të mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale.

Në afërsi të objektit ku ndodhet qendra e paraburgimit në Hagë, ata kanë shpalosur një flamur gjigant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shprehur përkrahjen e tyre për protestën e paralajmëruar në Kosovë.

Protesta e titulluar “Kundër padrejtësisë”, pritet të mbahet sot në ora 17:00 në Prishtinë. Organizuar nga organizatat e dala nga lufta, kjo protestë ka marrë përkrahje të gjerë nga opozita, shoqëria civile, komuniteti i bizneseve, institucionet fetare dhe mekanizma të tjerë shoqërorë.

Aksioni simbolik në Hagë vjen si mesazh solidariteti me të gjithë ata që kërkojnë drejtësi dhe barazi për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po përballen me akuzat e Gjykatës Speciale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button