Incident në Trepçë: Lëndohet një punëtor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në njësinë biznesore në Stantërg, ku një punëtor ka pësuar lëndime trupore gjatë orarit të punës.
Lajmi është konfirmuar për FrontOnline nga kryetari i Sindikatës, Ibrahim Jonuzi, i cili tha se i lënduari është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
“Po, fatkeqësisht është e vërtetë. Një punëtor ka pësuar lëndime. Rreth gjendjes shëndetësore duhet të prononcohet kompania,” deklaroi Jonuzi.
Sipas tij, punëtori aktualisht ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Unë kam qenë dhe e kam vizituar atë në spital,” shtoi Jonuzi, pa dhënë më shumë detaje rreth shkallës së lëndimeve apo shkaqeve të incidentit.
Ende nuk ka një prononcim zyrtar nga kompania ku ka ndodhur rasti, ndërsa autoritetet përkatëse pritet të hetojnë rrethanat e këtij incidenti.