Kosova
Pikat kufitare në Kosovë të qeta këtë mëngjes – pritjet nuk i kalojnë 5 minutat

Mëngjesi i së hënës ka nisur me një situatë të qetë në të gjitha pikat kufitare të territorit të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë janë minimale, duke mos i kaluar pesë minutat.
E njëjta situatë paraqitet edhe për ata që dalin nga Kosova, ku nuk është raportuar për ndonjë fluks të shtuar apo radhë të gjata.
Autoritetet kufitare vazhdojnë të monitorojnë nga afër lëvizjen e qytetarëve, ndërsa apelojnë për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit, sidomos gjatë sezonit veror, kur lëvizjet drejt dhe nga Kosova zakonisht rriten.