Kosova

Takim i nivelit të lartë në Presidencë: Vjosa Osmani pret zyrtarin amerikan David Baker

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Baker. Takimi është mbajtur në ambientet e Presidencës në Prishtinë, ku mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk pritet të ketë deklarata për media pas përfundimit të tij.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen në një kohë të rëndësishme për marrëdhëniet Kosovë–SHBA, me fokus të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Pas takimit me presidenten Osmani, Baker do të zhvillojë një takim edhe me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për të diskutuar çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, zyrtari amerikan ka takuar edhe komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, duke treguar përkushtimin e SHBA-së për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button