Kosova

Rritet fluksi në kufi: Deri në dy orë pritje për të hyrë në Kosovë përmes pikës së Dheut të Bardhë

Qytetarët që po hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë janë përballur me pritje të gjata në mëngjesin e sotëm. Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për hyrje në këtë pikë arrijnë deri në dy orë.

Ndërkohë, ata që po dalin nga Kosova përmes të njëjtës pikë po presin deri në 30 minuta.

Për dallim nga kjo, në pikat tjera kufitare të Kosovës nuk janë regjistruar pritje të theksuara. Në Merdarë, hyrja në Kosovë kërkon vetëm 10 deri në 15 minuta pritje, ndërsa qarkullimi po zhvillohet më rrjedhshëm në pjesën më të madhe të pikave kufitare.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh vonesat dhe të informohen për gjendjen në kufi përmes kanaleve zyrtare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button