Kosova
Kryesore
Qeveria ndan 300 mijë euro për Podujevën dhe Shtimen për menaxhimin e ujërave të zeza

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur sot në mbledhjen e Qeverisë ndarjen e mbi 300 mijë eurove për dy komuna të drejtuara nga Lëvizja Vetëvendosje.
Me rekomandim të Ministrisë së Financave, Komuna e Podujevës do të përfitojë 178 mijë euro, ndërsa Komuna e Shtimes 117 mijë euro. Sipas Kurtit, fondet janë të destinuara për projekte të menaxhimit të ujërave të zeza.
Komuna e Podujevës drejtohet nga Shpejtim Bulliqi, ndërsa ajo e Shtimes nga Qemajl Aliu, të dy nga radhët e Vetëvendosjes.
Qeveria ka theksuar se investimet në infrastrukturën bazë mbesin prioritet, sidomos në përmirësimin e kushteve sanitare dhe mbrojtjen e mjedisit.