Kosova

Fluks i madh në kufij: Pritje deri në 30 minuta për të hyrë dhe dalë nga Kosova

Si çdo verë, edhe këtë sezon numri i mërgimtarëve që kthehen në Kosovë është rritur ndjeshëm, duke shkaktuar fluks të madh në pikat kufitare dhe pritje të gjata për qytetarët.

Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, situata më e rënduar është te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 30 minuta për të hyrë në vend. Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë më të lehta, duke varuar nga 5 deri në 10 minuta.

Edhe në dalje nga Kosova, gjendja mbetet e ngjashme. Në Dheun e Bardhë, pritjet po arrijnë sërish deri në gjysmë ore, ndërsa fluks i shtuar është regjistruar edhe në Jarinje dhe Merdare, ku qytetarët përballen me vonesa të ngjashme.

Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje udhëtarëve për durim dhe mirëkuptim, si dhe i ftojnë që të informohen paraprakisht për gjendjen në kufij përmes kanaleve zyrtare, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata dhe të planifikojnë udhëtimin me kohë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button