Kosova
Kryesore

Presidentja Osmani pret në takim Ramë Lahajn dhe artistët e njohur ndërkombëtarë të operës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim tenorin e mirënjohur me famë botërore, Ramë Lahaj, së bashku me artistët e ftuar special të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj”, që këtë vit po shënon edicionin e pestë.

Në përbërje të delegacionit ishin edhe emra të njohur të skenës operistike ndërkombëtare: Ramón Vargas, një nga tenorët më të mëdhenj të operës botërore, mezzosopranoja e njohur gjeorgjiane Anita Rachvelishvili dhe dirigjenti shqiptar me renome, Besmir Vokopola.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani vlerësoi lart kontributin e Ramë Lahajt në promovimin e artit dhe kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo theksoi se festivali që mban emrin e tij është kthyer në një ngjarje të rëndësishme të kalendarit kulturor evropian, duke e vendosur Prishtinën në hartën e skenave prestigjioze të operës.

Presidentja falënderoi Lahajn për përkushtimin e tij të palëkundur në afrimin e artistëve më të njohur të operës ndërkombëtare me publikun kosovar, duke kontribuar në ngritjen e standardeve kulturore në vend.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button