Rajoni

Shutanovac i dorëzon letrat kredenciale Trumpit, e fton për vizitë në Beograd

Ambasadori i ri i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dragan Shutanovac, i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit amerikan, Donald Trump, në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë takimit, Shutanovac ka theksuar rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, duke e ftuar presidentin Trump për një vizitë zyrtare në Beograd. Ai kujtoi se që nga viti 1980 asnjë president amerikan nuk e ka vizituar Serbinë.

“Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, biseduam për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ia kujtova presidentit Trump se asnjë president amerikan nuk e ka vizituar Serbinë që nga viti 1980 – dhe e ftova ta ndryshojë këtë,” shkroi ambasadori serb në një postim pas takimit.

Shutanovac u shpreh optimist për perspektivën e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në të ardhmen.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button