Kosova

Grenell sulmon Hagën: “Arrestimi i Thaçit ishte mashtrim, ndodhi pikërisht kur Trump po negocionte marrëveshjen Kosovë-Serbi”

I dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka rikthyer vëmendjen tek arrestimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e quajtur këtë veprim një “mashtrim” dhe duke e akuzuar drejtpërdrejt prokurorin Jack Smith për urdhërimin e tij.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell shkroi se arrestimi i Thaçit në vitin 2020 ndodhi pikërisht në kohën kur administrata e Donald Trump po angazhohej intensivisht për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jack Smith (po, ai) e arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është e turpshme që ai ende gjendet në burg. Është një mashtrim. Haga është e rrënuar”, shkroi Grenell.

Thaçi u arrestua vetëm pak javë para nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në shtator të vitit 2020 – një marrëveshje e mbështetur fuqishëm nga administrata Trump.

Grenell ka qenë një ndër zërat më kritikë ndaj procesit gjyqësor në Hagë dhe ka kërkuar vazhdimisht lirimin e liderëve të UÇK-së të ndaluar nga Gjykata Speciale.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button