Kosova

Kadrijaj: Nëse vazhdohet me votim të fshehtë, Albin Kurti po e mban peng Kuvendin që gjashtë muaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka folur para fillimit të seancës së 53-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke shprehur pasiguri për mënyrën se si do të zhvillohet kjo seancë.

Ajo tha se ende nuk është e qartë nëse do të vazhdohet me votim përmes komisionit të fshehtë apo nëse do të ketë ndonjë ndryshim në procedurë.

“Nëse kërkojnë të votohet komisioni, kandidati për komision është Albin Kurti, por nëse ndodh kjo, nuk ndërrohet forma e votimit dhe nuk kanë reflektuar, atëherë po shihet se qëllimshëm që gati gjashtë muaj, Albin Kurti po e mban peng konstituimin e Kuvendit të Kosovës”, deklaroi Kadrijaj.

Deputetja shtoi se nuk ka ndonjë informacion nëse situata në Kuvend do të marrë drejtim të ri apo do të vazhdojë me të njëjtën ngërç politik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button