Kosova

Abdixhiku: Kryesuesi i Kuvendit ka shkelur Kushtetutën, presim vendim nga Gjykata Kushtetuese

Pas dështimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së drejtimit të procesit nga kryesuesi i Kuvendit.

Në një deklaratë për media, Abdixhiku tha se kryesuesi ka shkelur Kushtetutën e vendit, duke e cilësuar veprimin si një përmbysje të rendit kushtetues.

“Kryesuesi e ka shkelur Kushtetutën. Kjo është një përmbysje e rendit kushtetues. Tani presim që të ketë edhe vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri më datë 10 gusht”, deklaroi ai.

LDK ka dërguar në Kushtetuese një ankesë lidhur me veprimet e kryesuesit gjatë seancave konstituive, të cilat po dështojnë njëra pas tjetrës për të konstituuar Kuvendin e ri pas zgjedhjeve të fundit.

Pritet që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim për këtë çështje brenda afatit ligjor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button