Kosova

Pritje të gjata në kufi: Mërgimtarët presin deri në një orë për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po udhëtojnë drejt Kosovës për pushimet verore po përballen me pritje të gjata në disa pika kufitare. Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi më i madh është regjistruar në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, ku koha e pritjes për të dalë nga territori i shtetit fqinj shkon deri në një orë.

Ndërsa për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare, udhëtarët po presin rreth 10 minuta. Edhe në pikën kufitare të Merdarës është regjistruar fluks më i lartë, me pritje që arrijnë deri në 15 minuta për hyrje në vend.

Në pikat e tjera kufitare, situata është më e qetë, me fluks më të ulët dhe pritje minimale. Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi për të shmangur pritjet e gjata dhe për të zgjedhur rrugët alternative.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button