Kosova

VV pret përgjigje pozitive nga Nisma para 26 korrikut

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se subjekti i saj politik është në pritje të një përgjigjeje pozitive nga Nisma Socialdemokrate, në funksion të zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit.

Ajo ka bërë të ditur se një takim mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, tashmë është zhvilluar, ku janë diskutuar kërkesat e të dyja palëve.

“Ne po presim përgjigje prej këtij subjekti politik dhe jemi optimist që do të kemi një përgjigje pozitive, të paktën deri në fund të kësaj jave, sepse po i afrohemi datës 26, kur edhe përfundon afati 30-ditor i caktuar nga Gjykata Kushtetuese. Shpresojmë që një gjë e tillë të ndodhë para këtij afati”, tha Kryeziu-Hyseni.

Kujtojmë se dështimi i përsëritur për konstituimin e Kuvendit ka futur vendin në një krizë institucionale, ndërsa afati i vendosur nga Kushtetuesja përfundon më 26 korrik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button