Kosova

Seanca në Pallatin e Drejtësisë për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Në Pallatin e Drejtësisë ka nisur sot seanca për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 21 mars 2018. Në sallë janë të pranishëm të akuzuarit Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Salih Zyba dhe Drita Millaku.

Seanca e mëparshme, më 2 korrik të këtij viti, nuk u mbajt për shkak të mungesës së Fitore Pacollit. Ajo kishte deklaruar në rrjetin social Facebook se nuk kishte marrë ftesë zyrtare nga Gjykata e Prishtinës për atë seancë. Pacolli kishte theksuar se adresa e saj është e njohur nga gjykata dhe në rast se ftesa nuk i është dorëzuar në shtëpi, është përgjegjësi e shërbimit policor apo postës që të lë një njoftim për praninë e tyre.

Aktakuza ndaj Sveçlës, Pacollit, Zybës dhe Millakut u ngrit më 26 korrik 2019. Prokuroria pretendon se hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe kishte detyruar deputetët të largoheshin nga salla.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button