Kosova
Mërgimtarët po hyjnë pa pritje në Kosovë këtë mëngjes

Mëngjesin e së martës, mërgimtarët që po kthehen në Kosovë nuk po përballen me pritje të gjata nëpër pikat kufitare.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për hyrje në Kosovë janë minimale, deri në 5 minuta. Kjo gjendje e qetë është raportuar në të gjitha pikat kufitare të vendit.
Autoritetet këshillojnë qytetarët që të informohen për gjendjen në kufi përmes kanaleve zyrtare, për të planifikuar më mirë udhëtimin e tyre.
Kjo situatë paraqet një lehtësim të madh për bashkatdhetarët që po kthehen në atdhe gjatë sezonit veror.