Deputetja Duda Balje shpreh skepticizëm për emërimin e Fatmir Limajt si kryetar Kuvendi

Deputetja Duda Balje ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, t’ia ofrojë postin e kryetarit të Kuvendit liderit të Nismës, Fatmir Limaj. Ajo tha se shpreson për një marrëveshje mes palëve, por qëndrimin e saj personal nuk e ka ndryshuar.
“Unë shpresoj që ata do të arrijnë një marrëveshje mes veti,” tha Balje, duke iu referuar diskutimeve ndërmjet ekipit të Kurtit dhe Fatmir Limajt. Ajo shtoi se nuk pret ndryshime në pozicionimin e deritanishëm të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj postit të kryeparlamentarit.
“Personalisht, mendimi im është që nuk do të ndryshojë Albulena (Shala). Nuk besoj që do të shkojë te votimi i hapur,” theksoi ajo.
Balje bëri të ditur se ende po presin takime dhe vendimi përfundimtar do të merret në kuadër të partisë.