Kosova
Igor Popoviç, bashkëpunëtori i Petar Petkoviqit, ndalohet nga Policia e Kosovës

Igor Popoviç, bashkëpunëtori i Petar Petkoviqit, është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe është vendosur në paraburgim 48-orësh. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Veton Elshani.
Elshani ka treguar se Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për Krime të Rënda në Prishtinë po merren me këtë rast. Sipas tij, Popoviç po mbahet në paraburgim në jug të Mitrovicës dhe pritet të deportohet drejt Serbisë.
“Zyra e Prokurorit Special dhe Zyra e Drejtorit për Krime të Rënda në Prishtinë po merren me rastin,” tha Elshani.
Ky arrest vjen në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me aktivitetet e Petar Petkoviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij në Kosovë.