Kosova

Agim Bahtiri shmang gazetarët, por ndalet pas një pyetjeje: “Me lshue pe, për çka?”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, sot ka hyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovës në një mënyrë më të tërhequr se zakonisht, duke shmangur kontaktin me gazetarët që zakonisht ndaleshin për deklarata.

Në të kaluarën, Bahtiri ishte ndër zërat më të zhurmshëm, duke kritikuar opozitën për mungesë pjesëmarrjeje në votime. Por këtë mëngjes, ai tentoi të kalonte pa u ndalur, duke i anashkaluar tërësisht pyetjet e gazetarëve në hyrje të Kuvendit.

Megjithatë, një pyetje e shtruar nga njëra prej gazetareve e bëri të ndalonte dhe të kthente kokën për një përgjigje të shkurtër, por të qartë:
“A do të lëshojë pe sot Lëvizja Vetëvendosje?”
Bahtiri reagoi menjëherë: “Me lshue pe, për çka?” – tha ai, duke vazhduar të ecë drejt hyrjes dhe duke e mbyllur derën pas vetes.

Ky reagim i shkurtër, por me peshë politike, vjen në një moment kritik për Vetëvendosjen, teksa presioni për kompromis dhe gjetje zgjidhjeje në Kuvend po rritet dita-ditës.

Gazetarët mbeten pa përgjigje të mëtejshme, ndërsa mbledhja e Kuvendit pritet të vazhdojë me tensione të ngritura dhe paqartësi rreth hapave të ardhshëm të partive parlamentare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button