Kosova

Nait Hasani i PDK-së: Nuk e mbështes Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Fatmir Limajt për postin e kryetarit të Kuvendit.

Para nisjes së seancës së 49-të për konstituimin e Kuvendit, Hasani tha për mediat se qëndrimi i tij buron nga mospëlqimi ndaj ndryshimeve të deklaratave të Limajt në raport me kryeministrin Albin Kurti, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore.

“Këto ndërrimet e qëndrimeve s’më pëlqejnë dhe s’i mbështes. Kështu që votën time nuk e ka”, u shpreh Hasani prerazi.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur Kuvendi po përballet me vështirësi për të siguruar shumicën e nevojshme për konstituim, ndërsa Limaj është përmendur si kandidat konsensual i disa grupeve parlamentare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button