Kosova

KQZ njofton: Vazhdon periudha për verifikimin dhe ndërrimin e Qendrës së Votimit për Zgjedhjet Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për verifikimin dhe ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Kjo periudhë ka nisur më 28 qershor dhe do të zgjasë deri më 29 gusht 2025.

Sipas KQZ-së, qytetarët me të drejtë vote mund të verifikojnë ose të ndryshojnë Qendrën e tyre të Votimit brenda komunës përmes platformës zyrtare online:
👉 https://qv.kqz-ks.org
ose duke paraqitur kërkesën pranë Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

Ndërkohë, ndërrimi i Qendrës së Votimit nga një komunë në një tjetër nuk mund të realizohet drejtpërdrejt nga KQZ-ja. Për këtë, qytetarët duhet më parë të ndryshojnë zyrtarisht adresën e vendbanimit, në Zyrën e Gjendjes Civile ose përmes platformës E-Kosova. Pas konfirmimit të adresës së re nga Shërbimi i Gjendjes Civile, ajo reflektohet në Regjistrin Qendror Civil dhe përditësohet automatikisht në Listën Votuese.

KQZ thekson se çdo ndryshim i adresës së banimit deri më 29 gusht 2025 do të pasqyrohet në platformën zyrtare të saj, duke garantuar pjesëmarrjen e votuesve në vendin më të afërt të votimit sipas adresës së banimit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button