Kosova

Osmani nga Letonia: Rusia s’ka influencë në Kosovë, por Serbia është kthyer në satelit të saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Rusia nuk ka asnjë ndikim në Kosovë, ndërsa e ka cilësuar Serbinë si satelit të Moskës.

Këto komente, Osmani i bëri gjatë një konference për media në Letoni, pas takimit me presidentin letonez Edgars Rinkēvičs. Ajo u pyet për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për përpjekjet destabilizuese të Rusisë në rajon.

“Influenca e Rusisë në Kosovë është zero,” theksoi Osmani. Por ajo shtoi se situata është ndryshe për shtetin fqinj.

“S’mund ta them këtë për shtetin fqinj Serbinë, sepse Serbia është kthyer në satelit të Rusisë,” tha presidentja.

Deklarata e Osmanit vjen në një kohë kur tensionet në rajon mbeten të larta, ndërsa Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë shprehur shqetësime të vazhdueshme për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button