Kosova
Ismet Kryeziu: 882 milionë euro të bllokuara – #ShtetiNePauze

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar ashpër ndaj bllokimit të punës në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se 882 milionë euro janë të bllokuara si pasojë e mosfunksionimit të tij.
Sipas Kryeziut, ky është një dëm i madh që u shkaktohet drejtpërdrejt qytetarëve, për shkak të interesave të ngushta partiake që po vendosen mbi interesin publik.
Ai ka paralajmëruar se zvarritja e këtij situate e vë në pauzë zhvillimin institucional dhe ekonomik të vendit.
Reagimi i tij përmbyllet me mesazhin simbolik: #ShtetiNePauze.