Kosova

Valë të nxehti në Kosovë dhe rajon, reshje të izoluara priten të martën

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot tipik veror me diell dhe temperatura të larta, që në shumë zona do të arrijnë deri në 35°C. Gjatë ditës priten edhe vranësira lokale dhe rrallëherë ndonjë rigë ose rrebesh i dobët shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi do të mbizotërojë mot kryesisht me diell. Në disa zona priten vranësira të larta, por pa reshje. Temperaturat në këto vende do të shënojnë rritje të lehtë krahasuar me ditët e kaluara.

Ndërkohë, të martën parashihet një destabilizim i përkohshëm i motit, siç është njoftuar më herët nga MeteoBallkan. Do të ketë rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe në disa raste edhe breshër. Reshjet do të jenë të karakterit veror dhe të shpërndara në mënyrë të pabarabartë, duke përfshirë disa rajone, ndërsa shumë të tjera do të mbesin pa reshje fare.

Zonat ku pritet të ketë më shumë mundësi për reshje janë pjesë të Kosovës, veriu dhe lindja e Shqipërisë, veriu dhe perëndimi i Maqedonisë së Veriut, veriu i Malit të Zi dhe pjesë të Luginës së Preshevës.

E mërkura sjell përsëri kthjellim të motit me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat rikthehen në vlera të larta verore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button