Bota

Trump kërcënon BE-në me tarifa 30%: Letra që tronditi Brukselin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka tronditur sërish marrëdhëniet tregtare transatlantike, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave të reja për produktet evropiane.

Në një letër zyrtare drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Trump ka bërë të ditur se duke filluar nga 1 gushti 2025, SHBA do të vendosë një tarifë prej 30% për të gjitha produktet e importuara nga Bashkimi Evropian.

“Duke filluar nga 1 gushti 2025, ne do t’i ngarkojmë Bashkimit Evropian një tarifë prej vetëm 30 përqind për produktet e BE-së të dërguara në Shtetet e Bashkuara, të ndara nga të gjitha Tarifat Sektoriale,” thuhet në letrën e bërë publike nga administrata amerikane.

Trump ka paralajmëruar gjithashtu se çdo përpjekje e BE-së për t’u kundërpërgjigjur me masa të ngjashme do të përballet me sanksione shtesë:
“Nëse për ndonjë arsye vendosni të rrisni tarifat tuaja dhe të hakmerreni, atëherë, pavarësisht numrit që zgjidhni t’i rrisni ato, do t’i shtohet 30 përqindëshit që ne ngarkojmë,” thekson ai.

Ky vendim i papritur ka shkaktuar shqetësim në Bruksel dhe në kryeqytetet evropiane, pasi mund të përshkallëzojë ndjeshëm tensionet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Reagimet zyrtare nga Komisioni Evropian priten në orët në vijim.

Vendimi i Trump vjen në një moment të ndjeshëm për ekonominë globale dhe mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për sektorët kryesorë të eksportit të BE-së, përfshirë industrinë automobilistike, agroushqimore dhe teknologjinë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button