Rajoni

Vuçiq takohet me Hanrahan: Dialogu, e vetmja zgjidhje për çështjet e hapura

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, gjatë vizitës së tij në Beograd, para se ky i fundit të nisej për Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës serbe, temë diskutimi gjatë takimit ishin çështjet globale, marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Vuçiq theksoi se dialogu mbetet i vetmi mekanizëm për të zgjidhur çështjet e hapura dhe për të respektuar të drejtën ndërkombëtare.

“Vura në dukje se Serbia mbetet e vendosur fort për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, për dialogun që e shohim si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare,” tha Vuçiq në një deklaratë pas takimit.

Hanrahan pritet të zhvillojë takime të tjera zyrtare në Prishtinë në vazhdën e vizitës së tij në rajon.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button