Kosova
Abelard Tahiri akuzon kryesuesin Dehari për shkelje të Kushtetutës: “Herën e 45-të po ndodh kjo”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka akuzuar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, për shkelje të Kushtetutës së Kosovës.
Gjatë fjalës së tij në foltore, Tahiri i kërkoi Deharit që të rikthehet në rendin e ditës, duke e cilësuar mënyrën e udhëheqjes së seancës si të papranueshme dhe jokushtetuese.
“Kjo është hera e 45-të që kryesuesi është duke e shkel Kushtetutën e Kosovës”, deklaroi Tahiri, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si po zhvillohet procesi i konstituimit të Kuvendit.