Kosova

PDK zyrtarizon Shaqir Totajn si kandidat për një mandat të dytë në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Shaqir Totajt për një mandat të dytë si kryetar i Komunës së Prizrenit. Lajmi u bë i ditur gjatë një tubimi të mbajtur mbrëmë në qytetin historik, ku morën pjesë qindra qytetarë dhe aktivistë të partisë.

Në një atmosferë festive, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, vlerësoi lart punën katërvjeçare të Totajt, duke e cilësuar si një kryetar që i ka shtuar epitetet “i punës” dhe “i zhvillimit” Prizrenit, krahas atyre tradicionalë “historik” dhe “kulturor”.

“Kudo që të lëvizësh në territorin e komunës, duken qartë rezultatet e angazhimit të kryetarit Totaj dhe ekipit të tij në shërbim të qytetarëve,” deklaroi Krasniqi.

Ai u shpreh i bindur se më 12 tetor qytetarët e Prizrenit do të zgjedhin sërish Totajn, duke thënë se “me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button