AAK thërret mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për të zyrtarizuar kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paralajmëruar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për të hënën, ku pritet të konfirmohen zyrtarisht kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Në komunat ku AAK aktualisht udhëheq, përfshirë Gjakovën, Klinën, Suharekën, Rahovecin dhe Deçanin, kryetarët në detyrë do të garojnë për një mandat të ri, duke kërkuar vazhdimësinë e qeverisjes.
Ndërkohë, për komunat tjera, AAK ka emëruar kandidatët e saj, mes tyre:
Ali Berisha për Pejë,
Bekë Berisha për Prishtinë,
Nazim Gagica për Gjilan,
Besnik Krasniqi për Prizren,
Xhemile Murati për Ferizaj,
Qazim Nimani për Mitrovicë,
Faton Jakupi për Kamenicë,
Agron Kuçi për Junik,
Ukë Blakaj për Istog,
Vildane Latifi për Fushë Kosovë,
Baki Feta për Podujevë,
Labinot Bislimi për Viti,
Ilir Tasholli për Lipjan.
Kjo mbledhje pritet të finalizojë listën e kandidatëve të AAK-së për zgjedhjet lokale të tetorit.