Kosova

Arrestohet një person në Obiliq pasi sulmoi zjarrfikësit dhe dëmtoi automjetin e tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident të ndodhur në Obiliq, ku një person ka ofenduar dhe ka tentuar të sulmojë njësinë e zjarrfikësve gjatë një intervenimi në një zjarr fushor.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 8 korrik 2025, rreth orës 18:50, në Obiliq, ku zjarrfikësit ishin duke intervenuar për shuarjen e një zjarri në terren të hapur. Gjatë këtij intervenimi, një person ka filluar të ofendojë pjesëtarët e njësisë dhe ka tentuar t’i sulmojë ata.

I dyshuari gjithashtu ka shkaktuar dëme materiale në automjetin e zjarrfikësve, me vlerë rreth 150 euro. Ai është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe po trajtohet nga organet kompetente.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button