Kosova

Hapet sot Pishina e Gërmisë pas vonesës për shkak të mungesës së ujit

Pishina e Gërmisë pritet të hapë dyert për qytetarët sot, më 8 korrik 2025, pas një vonese të shkaktuar nga mungesa e ujit në burimet natyrore të zonës.

Në një njoftim drejtuar mediave dhe qytetarëve, autoritetet lokale bënë të ditur se hapja e pishinës ishte shtyrë për shkak të thatësisë së madhe dhe mungesës së theksuar të ujit në burimet e Gërmisë.

“Ju informojmë se për shkak të mungesës së theksuar të ujit në burimet e Gërmisë, si pasojë e thatësisë së madhe, është shkaktuar një vonesë në hapjen e Pishinës së Gërmisë. Bazuar në planifikimin kohor dhe sasinë aktuale të ujit, ju njoftojmë se Pishina do të hapet për qytetarët më datën 08 korrik 2025”, thuhet në njoftim.

Me përmirësimin e situatës dhe sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit, objekti është gati të presë vizitorët, duke ofruar freski në ditët e nxehta të verës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button