Kosova
Abdixhiku pas evakuimit të Kuvendit: “Nuk mu duk diçka serioze”

Pas kërcënimit të dyshuar me telefon që çoi në evakuimin e deputetëve nga ambientet e brendshme të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Ai u shpreh se situata nuk i është dukur e rëndë apo shqetësuese.
“Nuk mu duk diçka serioze”, tha shkurt Abdixhiku për mediat.
Kujtojmë se pak para nisjes së seancës së 42-të konstituive, Policia e Kosovës kërkoi largimin e deputetëve dhe stafit nga objekti i Kuvendit, për shkak të një kërcënimi të bërë përmes telefonit. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me natyrën e kërcënimit.