Kosova

Deputetët e VV-së hyjnë në objektin e Qeverisë pas urdhrit për evakuim nga Kuvendi

Pavarësisht urdhrit të Policisë së Kosovës për evakuimin e deputetëve, stafit të Kuvendit dhe përfaqësuesve të mediave për shkak të një kërcënimi të dyshuar, disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë parë duke hyrë në objektin e Qeverisë.

Në mesin e tyre është parë edhe ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare në lidhje me natyrën e kërcënimit dhe arsyetimin për evakuimin e plotë të ndërtesës së Kuvendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button