Kosova
Kryesore

Ambasada Amerikane në Kosovë: “Festojmë frymën e lirisë – të bashkuar me miqtë tanë kosovarë”

Me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka publikuar një mesazh urimi, duke theksuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar SHBA-ja dhe marrëdhëniet e ngushta me popullin e Kosovës.

“Sot, Shtetet e Bashkuara festojnë frymën e patundur të lirisë, guximin e themeluesve tanë dhe forcën e demokracisë sonë”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Tutje, ambasada ka riafirmuar përkushtimin e SHBA-së për të ardhmen e përbashkët me Kosovën: “Ndërsa Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e 249-të të Pavarësisë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë — së bashku me miqtë tanë kosovarë!”

Kjo deklaratë vjen si dëshmi e vazhdimësisë së partneritetit të ngushtë mes SHBA-së dhe Kosovës, i cili ka qenë i qëndrueshëm që nga përfundimi i luftës dhe shpallja e pavarësisë së vendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button