Latifi: Qeverisja e Vetëvendosjes bazohet në inate, po mban pushtetin me çdo kusht

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar për mungesë të vullnetit politik dhe udhëheqje të bazuar në inate personale.
Latifi ka përmendur veçanërisht ministrin e Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar se po refuzon të zgjidhë problemet që lidhen me kontratën kolektive për shkak se nuk është nënshkruar nga qeveria aktuale.
“Qasja e kësaj qeverie, përfshirë edhe ministrin Murati, është e bazuar në inate dhe pezëm. Ata nuk po e pranojnë kontratën kolektive vetëm sepse nuk është nënshkruar nga ata vetë. Dhe vetëm për këtë arsye po e zvarrisin zgjidhjen e një problemi që prek drejtpërdrejt punëtorët dhe të drejtat e tyre,” u shpreh Latifi.
Ai shtoi se Vetëvendosje po tenton ta mbajë pushtetin me çdo kusht, duke shpërfillur interesin publik dhe duke treguar mungesë të përgjegjësisë institucionale.