Kosova

Punëtorët e sigurisë në QKUK vazhdojnë protestën, kërkojnë garanci për punësim dhe kushte më të mira

Punëtorët e sigurisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë vazhduar edhe sot protestën e tyre, pas ndërprerjes së kontratave të punës.

Ata kërkojnë nga drejtoria e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) garanci për kushte më të mira pune dhe rikthim nën menaxhimin e QKUK-së. Përmes protestës, punëtorët po shprehin pakënaqësinë për situatën e krijuar pas ndërprerjes së kontratës me kompaninë aktuale të sigurimit.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, gjatë një bashkëbisedimi me protestuesit, theksoi se Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) i takon të vendosë nëse ka pasur shkelje ligjore në tenderin në fjalë, por kërkoi që vendimi të merret sa më shpejt për shkak të urgjencës sociale.

“Për ne është me rëndësi të vendosin sa më shpejt, nuk është problem kush e merr tenderin. Rregullat lejojnë deri në dy muaj vonesë, por ne duhet të kërkojmë nga OSHP-ja që të përshpejtojë vendimmarrjen. I kemi 300 punëtorë që kanë mbetur në rrugë”, deklaroi Azemi.

Ndërkohë, protestat pritet të vazhdojnë deri në një zgjidhje të qëndrueshme për fatin e këtyre punëtorëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button