Kosova

350 rekrutë i shtohen FSK-së: Presidentja Osmani “Ushtria jonë rritet me guxim”

350 rekrutë të rinj i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët u betuan sot në një ceremoni solemne të mbajtur në Ferizaj.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për institucionin ushtarak të vendit, mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me fotografi nga ceremonia, ajo përgëzoi rekrutët dhe theksoi rëndësinë e këtij momenti për shtetin dhe ushtrinë.

“Nga 350 uniforma, një zë i vetëm: për Kosovën! Ushtria jonë rritet me guxim, ndërsa Kosova ecën përpara me krenari!”, ka shkruar Osmani.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe funksionale të FSK-së, në rrugën drejt përmbushjes së misionit të saj profesional dhe kushtetues.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button