Kosova

Sot mbahet tentativa e 38-të për funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës

Sot nga ora 11:00, pritet të zhvillohet përpjekja e 38-të për funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës, pas dështimeve të njëpasnjëshme që kanë shoqëruar procesin konstituiv.

Seanca paraprake, e mbajtur të mërkurën më 25 qershor, zgjati vetëm pak më shumë se dy minuta, pa arritur ndonjë përparim domethënës. Arsyeja kryesore e ngecjes mbetet mungesa e votave për themelimin e komisionit që do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngulë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për këtë pozitë, duke refuzuar të tërhiqet përkundër mungesës së mbështetjes së nevojshme nga deputetët e tjerë.

Përderisa Kuvendi vazhdon të mbetet jo-funksional, kriza politike në vend thellohet dhe pasiguria institucionale po zgjatet përtej çdo parashikimi.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button